PROPORCIONI HYJNOR
Raporti
i artë në matematike
dhe ne art, Dy madhesi jane ne raportin e arte nese raporti i shumes se dy
madhesive me madhesine me te madhe eshte i barabarte me raportin e madhesise se
madhe me te voglen. Raporti I arte eshte nje konstante matematike irracionale
perafersisht 1,6180339887. Emra te tjere te perdorur per raportin e arte jane
seksioni i arte dhe menyra e arte. Raporti I arte zakonisht paraqitet me
shkronjen greke fi (φ).
Figura ne te me poshte
ilustron lidhjen gjeometrike qe percakton kete konstante.
Me simbolin (φ),
vlera e tij eshte:
Te pakten qysh prej
Rilindjes shume artiste dhe arkitekte kane perpjestuar punet e tyre per t’iu
afruar raportit te arte, vecanerisht ne formen e drejtkendeshit te arte, ne te
cilin raporti i brinjes me te gjate me ate me te shkurtren eshte raporti i
arte. Matematikanet e kane studuiar raportin e arte per shkak te vecantise qe
mbart. Raporti i arte eshte perdorur edhe ne analizen e tregjeve financiare dhe
ne diagrama ekonomike te bazuara ne vargun Fibonacci. Raporti i arte eshte
quajtur shpesh seksioni i arte (Latinisht: sectio aurea) ose domethenia e arte.
Emra te tjere te perdorur per te jane, seksioni mesor, proporcioni hyjnor,
seksioni hyjnor (Latinisht: sectio divina), prerja e arte etj.
Historia
Raporti i arte ka
magjepsur intelektualet perendimore te interesave te ndryshem per te pakten
2400 vjet. Disa nga matematikanet me te medhenj te te gjitha koherave, nga
Pitagora dhe Euclidi ne Greqine e lashte, Leonardoja i Pizes, astronomi i
Rilindjes Johan Kepler, e deri shkencetaret e diteve tona si fizikani i
Oksfordit Roxher Penrose kane kaluar ore te panumerta duke studiuar raportin e
arte dhe cilesite e tij.
Ne Greqine antike
matematikanet filluan te studionin raportin e arte per shkak te shfaqjes se tij
te shpeshte ne gjeometri. Ndarja e nje segmenti ne raportin e arte, perben nje
element mjaft te rendesishem ne gjeometrine e figurave te rregullta.
Historia moderne e
raportit te arte fillon me ‘De divina proportione’ e Luca Paciolit me
1509, veper e cila ngacmoi imagjinaten e shume artisteve, shkencetareve,
arkitekteve, misticisteve dhe matematikaneve nga me te famshmit.
Koha
e perdorimit te raportit te arte ne histori:
·
Phidias (490-430
pes) i ndertoi statujat e Panteonit duke u mbeshtetur te raporti i arte
·
Platoni (427-347 pes),
ne vepren e tij Timaeus, pershkruan 5 figura te regullta solide, disa prej
te cilave jane te lidhura me raportin e arte
·
Euklidi (325-265 pes),
ne vepren e tij Elementet, jep perkufizimin e pare mbi prerjen e arte
·
Fibonacci (1170-1250)
permendi serite numerike, tashme te quajtura sipas tij, ne librin e tij me
titull Liber Abaci, raporti i elementeve vijues te vargut te Fibonaccit i
afrohet raportit te arte ne menyre asimptomatike
·
Luca Pacioli (1445-1517)
e percakton raportin e arte si ‘proporcioni hyjnor’ ne librin e tij La divina
proportione
·
Johannes Kepler
(1571-1630) deshmoi se raporti i arte eshte kufiri i raportit të numrave
të njëpasnjëshëm Fibonacci, dhe e pershkruan raportin e arte si nje ‘xhevahir
te cmuar’.
·
Charles Bonnet
(1720–1793) shpjegon se ndertimi i gjetheve dhe trupit te bimeve (phyllotaxis)
te cilat zhvillohen ne drejtim orar dhe kunder-orar, jane ekzaktesisht ne
perputhje me dy vargjet Fibonacci
·
Martin Ohm (1792–1872)
besohet te jete i pari qe perdori termin goldener Schnitt (raporti i arte)
ne vitin 1835
Raporti
i arte ne pikture
Ne shekullin e 16,
filozofi Heinrich Agrippa, vizatoi nje njeri mbi nje pentagram brenda nje
rethi, duke nenkuptuar nje maredhenie me raportin e arte. Ilustrimet
e Leonardo da Vincit te ‘De divina proportione’, dhe pikepamjet e tij se
disa pjese te trupit te njeriut shfaqin raportin e arte, kane ber qe disa
studiues te mendonje se ai gjithashtu e ka perdorur raportin e arte ne pikturat
dhe punimet e tij. Salvador Dali, i influencuar edhe nga punimet e Matila
Ghyka, ne menyre eksplicite ka perdorur raportin e arte ne kryevepren e
tij The Sacrament of the Last Supper. Kornizat jane drejtkendesha te
arte, gjithashtu edhe ne gjeometrine e perdorur te figurat ne pikture. Nje
studim statistikor i viti t 1999, tregon se te pakten 565 vepra arti te
piktoreve te ndryshem, kane perdorur raportin e arte ne madhesine e pikturave
te tyre.
Raporti
i arte ne natyre
Adolf Zeising,
interesat kryesore te te cilit ishin matematika dhe filozofia zbuloi Raportin e
arte te shprehur ne rregullimin e degeve pergjate kercejve te bimes dhe te
damareve ne gjethe. Ai e zgjeroi kerkimin e tij tek skeletet e kafsheve dhe
degezimin e venave dhe te nervave te tyre, ne proporcionin e perberjeve kimike
dhe ne gjeometrine e kristaleve, madje edhe ne perdorimin e proporcionit ne
perpjekjet artistike. Ne keto fenomene ai pa raportin e arte qe fuksionon si
nje ligj universal. Ne lidhje me kete skeme te tij per propocionet e trupit
njerezor te raportit te arte, Zeising shkroi ne 1854 per nje ligj universal ne
te cilin ndodhet parimi baze i te gjitha perpjekjeve formuese per bukurine dhe
plotesimin ne interesat e natyres dhe te artit dhe qe perhap si nje ideal
kryesor shpirteror, te gjitha strukturat, format dhe proporcionet, pavaresisht
nese jane boterore dhe individuale, organike dhe joorganike,akustike dhe
optike, qe gjen plotesimin e saj te plote ne formen njerezore.
Xheims Teni rikrijoi
pjesen e tij For Ann (Per Anen) e cila perbehet nga 12 tone te larta te
prodhuara nga kompjuteri duke patur cdo ton si fillese, keshtu qe raporti i
arte midis nje minori te gjate dhe nje maxhori te gjashte eshte poshte tonit
paraardhes dhe qe kombinimi i toneve te krijuara nga tonet paraardhese jane nje
ton me i ulet apo me i larte.
Erro Lendvai analizon
veprat e Bela Bartok sikur te jene bazuar mbi 2 sisteme te kunderta, ai I
ndrysheses se arte dhe shkalles akustike, megjithese muzikologet e tjere e
refuzojne ate teori. Tek veprat e Bartok “Music of string” (Muzika per veglat
me tel) dhe “Percussion and Celesta” (Perkusioni dhe celesta) progresioni I
Ksilofonit shfaqet ne intervalet 1; 2; 3; 5; 8; 5; 3; 2; 1.
Kompozitori francez
Erik Satie perdorte braportin e arte ne shume prej pjeseve te tij duke
perfshire Sonneries de la rose+Froix. Raporti I arte eshte gjithashtu i dukshem
ne organizimin e pjeseve ne muziken e Debussy ne pjesen “Reflektime ne uje” nga
vepra “Imazhe” ne te cilen “sekuenca e celsave shenohet nga intervalet 34, 21, 13,
8, dhe pika me e larte kryesore mbeshtetet ne pozicionin phi.
Muzikologu Roy Howat
ka vene re se kufijte formale te La Mer perputhen tamam me pjesen e arte.
Trezise e konsideron
te dhenen baze si “te jashtezakonshme” por ve re se asnje evidence e shkruar
apo e prezantuar sugjeron se Debussy kerkoi ne menyre te ndergjegjshme
proporcione te tilla. Gjithashtu shume vepra te Chopisi kryesisht Etudes
(studime) dhe Naturnes (pjese muzikore romantike) jane bazuar formalisht mbi
raportin e arte. Kjo jep efekt ne piken kulmore te shprehjes muzikore dhe
veshtiresite teknike pas rreth 2/3 te pjeses.
Pearl Drums pozicionon
hapjet ajerore ne modelet e Master Prenium te bazuara ne raportin e arte.
Kompania pranon se ky
organizim permireson reagimin e tonit te ulet dhe per kete gjetje ka aplikuar
per nje patente. Sipas opinionit te autorit Leon Harkleoard ”Disa nga
perpjekjet me te udhezuara keq per te lidhur muziken e informatiken kane
perfshire numrat e Fibonaccit dhe raportin e arte”.
Raporti
i arte ne shkence
Në vitin
2010, revista Shkenca shkroi se raporti i artë është i
pranishëm
në shkallë atomike në rezonancë magnetike te
kristalet niobate te kobaltit.
Disa studiues kanë propozuar lidhjet ndërmjet raportit të artë dhe të gjenomit te ADN-së njerëzore.
Megjithatë, disa kanë argumentuar se shumë nga manifestimet e dukshme e mesatares artë në natyrë, sidomos në lidhje medimensionet e kafshëve, janë në fakt fiktive.
Disa studiues kanë propozuar lidhjet ndërmjet raportit të artë dhe të gjenomit te ADN-së njerëzore.
Megjithatë, disa kanë argumentuar se shumë nga manifestimet e dukshme e mesatares artë në natyrë, sidomos në lidhje medimensionet e kafshëve, janë në fakt fiktive.
Raporti i arte,
perafersisht 1,6180339887, eshte nje teme qe ka mahnitur shume
shkencetare, filozofe, artiste e matematicien qe nga lashtesia e gjer ne ditet
tona. Fakti se ky numer aplikohet ne shume objekte, sende te ndryshme si ne
jeten e perditshme, libra, piktura, karta krediti, ndertesa si Piramidat e
Egjyptit, por edhe qenie te gjalla, si te njeriu dhe te struktura e ndertimit
te bimeve eshte nje ceshtje sa e pashpjegueshme aq edhe mahnitese.
shum flm x info
ReplyDelete