Tuesday, November 1, 2011

Frimason Maksim Zotaj:Masonizmi i ka rrenjet ne Shqiperi


Masonizmi i ka rrënjët në Shqipëri. Madje, burrat më të pushtetshëm të botës, por edhe rilindësit tanë ishin masonë. Ndërsa në ditët tona ka vetëm një mason të deklaruar, Maksim Zotaj, i cili është edhe anëtar i Lozhës së Nju-Jorkut. Në një intervistë për gazetën “Ballkan”, Zotaj shpjegon si lindi masonizmi në Shqipëri, si u zhvillua dhe si financohet ai. 
Si ka lindur masoneria?
Masoneria është një lloj organizimi që përmbledh në vetvete burrat më të mirë dhe më të shquar. Procesi masonik është që burrat më të mirë të kësaj bote mblidhen dhe organizohen me njëri-tjetrin dhe bëhen akoma më të mirë. E gjitha kjo ka një qëllim të caktuar, i cili ka të bëjë me ndriçimin e shpirtit të njeriut dhe për të ndriçuar shpirtin e njerëzve duhet një lloj kapaciteti intelektual edhe një lloj begraundi për të hyrë në lozhat masonike. Kjo është si esencë masonizmi, ndërsa si term dhe si anë praktike ky, mbase, ka ekzistuar në botë që kur ka ardhur njeriu dhe ka vendosur të jetë në tokë. Atëherë, në atë kohë, sikurse edhe tani, ka qenë një grup i vogël që quheshin priftërinj dhe këta përgjithësisht dispononin dijet e kësaj bote. Rreth 200 mijë vjet më parë kishin dijeni më shumë për kozmosin sesa për tokën, sepse ata erdhën nga diku tjetër në tokë. Nga kjo pikëpamje superioriteti i tyre ishte qiellor. Më pas filluan të mësonin si të mbijetonin në tokë. Në atë kohë toka ishte e populluar, por jo me njerëz. Rreth 600000 vjet më parë, toka dominohej nga gjarpri dhe gjarpri ishte inteligjenca e tokës dhe, kur fitoi njeriu mbi gjarprin, ai krijoi helmin, ndërsa njeriut iu zhvillua koka dhe truri. Brenda bazave historike të tokës dhe ne si qenie humane, që dominojmë tokën me inteligjencë, masonët janë që nga fillimi. Dhe gjithçka që shohim në formë inteligjence është ndërtuar nga njerëzit e zgjuar, njerëzit e kualifikuar, pra ka qenë një grup njerëzish dhe brenda këtij grupi ka qenë një grup tjetër që dominonte gjithë dijet dhe ruanin të gjitha sekretet. Pra, kur kanë ardhur kanë ardhur me libra të shenjtë.
Kur është zhvilluar masonizmi në Shqipëri?
Në Shqipëri është zhvilluar shumë vite me parë. Lëvizja e Rilindjes Kombëtare ishte një lëvizje e masonëve shqiptarë. Jo vetëm nga emrat e mëdhenj të Rilindjes Kombëtare dhe lëvizjes për pavarësinë e Shqipërisë, por kemi edhe fakte dhe evidenca që lëvizja italiane dhe ky Goi, që është sot, para 100 vjetësh ka pasur një efekt shumë të madh nëpërmjet lozhës italiane, lozhës universale. Jeronim de Rada, Ismail Qemali ishin masonë, Qemal Ataturku, që e kishte nënën nga Përmeti, ishte mason, mbreti i Egjiptit ishte mason, Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi ishin masonë. Dhe jo rastësisht, të gjitha këto mendje të ndritura ishin masonë dhe luftonin për rilindjen dhe pavarësinë e Shqipërisë. Një mendje e ndritur nuk pajtohet dot me mediokritetin, aq më tepër me pushtimin e një shteti tjetër. Kjo është arsyeja pse masonët ishin rilindas. Ata kanë marrë pjesë në lozha turke, në lozhat e Maqedonisë, Italisë. Lozhat turke ishin përgjithësisht skoceze dhe angleze, prandaj Ismail Qemali ishte mik me ambasadorin anglez. 
Sa i zhvilluar është masonizmi në Shqipëri?
Duke pasur në konsideratë përfundimin e Luftës së Dytë Botërore me ardhjen e komunizmit u eliminuan masonët. Por këtë e ka filluar Ahmet Zogu para Enver Hoxhës. Luigj Gurakuqi, të cilin e ka vrarë Zogu, ishte mason dhe shumë njerëz të tjerë që Zogu ka vrarë ishin masonë. Ai i shikonte si rrezik dhe kundërshtarë politikë. E dimë të gjithë që Zogu e shpalli veten mbret, sepse nuk kishte asnjë lidhje me mbretërinë. Ne kemi pasur masonë të ndritur para Luftës së Dytë Botërore, por u shkatërruan komplet. Duke marrë në konsideratë pas ardhjes së demokracisë filluan lëvizjet e para masonike. Kjo që e shpall sot Lozhën e Madhe të Shqipërisë e ka shpallur edhe herë të tjera. Ata kanë filluar përpjekjet që në vitin 1992 dhe fshehurazi ata kanë afruar shumë elementë shqiptarë që u kanë dhënë mbështetje, por nuk ishin masonë. Unë kam bërë një studim të mirëfilltë për Rilindjen Kombëtare dhe më ka dalë ndryshe nga ç’është në arkivin kombëtar. Sami Frashëri dhe Naim Frashëri ishin masonë, ndërsa Abdyli ishte bektashi. Kjo ka dalë nga studimet.
Mason lind apo bëhesh?
Mason bëhesh. Të gjithë ne kemi të drejtë të bëhemi masonë, nuk ekziston diskriminimi. Ekziston një diferencë midis dëshirës dhe realitetit. Jo të gjithë ata që duan të bëhen masonë mund t’ia dalin, sepse një nga kushtet është begraundi ose morali i tyre. Njerëzit që janë të kompromentuar moralisht, dhunojnë një element shumë të rëndësishëm, që është morali dhe humbet të drejtën për t’u folur të tjerëve mbi botën që ekziston dhe botën që do të vijë. Pra një mason duhet të jetë një njeri me integritet të lartë për t’u shpjeguar njerëzve botën që duhet të njohin.
Morali është relativ, çfarë është absolute në moral?
Morali është relativ, por ka edhe gjëra absolute. Duhet të mos jesh pjesë e krimit të organizuar. Morali është i lidhur me 10 komendamentet, të cilat vijnë nga masonizmi. Morali është në proces ndryshimi dhe në një kohë të caktuar i referohet asaj kohe, sepse përcaktohet shumë nga rrethanat. Morali është koncept dhe këtë koncept e krijojnë njerëzit. Për masonët morali është i përhershëm. Ne ndihmojnë energjinë pozitive. Masonët njihen për luftën kundër pushtetit absolut dhe luftën kundër korrupsionit. Mason i vërtet është ai që lufton korrupsionin. 
Çfarë mund të sjellë një lëvizje masoniste për shqiptarët?
Do të sjellë ndriçim. Masonët, në radhë të parë, ndriçojnë mendjen e tyre dhe ne e dimë që një njeri që ka një kulturë është më pak kontigjent për t’u bërë kriminel. Një njeri që nuk është i ndriçuar, që e dominon injoranca dhe mediokriteti, është një kontigjent për t’u bërë kriminel. Termi i famshëm “injoranca pjell përbindësha” është kjo që ne e shikojmë moralin e sotëm në Shqipëri. Asnjë prej politikanëve në Shqipëri, në 20 vjetët e fundit, nuk ka denoncuar korrupsionin. 
A ka masonë në Shqipëri?
Jam vetëm unë mason në Shqipëri dhe jam mjeshtër i vërtetë. Ka nëpër botë masonë të tjerë që u përkasin lozhave të ndryshme se në Shqipëri nuk ka lozha. Që të bëhesh mason duhet të sakrifikohesh. Për katër vjet me mua kanë ndodhur gjëra të tmerrshme. 
Pse ka frikë pushteti politik dhe ekonomik nga masonizmi i vërtetë?
Po ka influencë. 
Si financohen masonët.
Masonët financohen nga gjithë bota.